Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESuedia dhe Turqia rifillojnë bisedimet për anëtarësim në NATO

Suedia dhe Turqia rifillojnë bisedimet për anëtarësim në NATO

Suedia dhe Turqia planifikojnë të rifillojnë diskutimet në mars për anëtarësimin e Suedisë në NATO, tha kryeministri Ulf Kristersson për televizionin suedez. “Tashmë na është dhënë një datë për këtë diskutim”, tha Kristersson për transmetuesin SVT, pa dhënë një datë të saktë. Suedia, së bashku me Finlandën, aplikuan për anëtarësim në NATO në maj, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Të 30 anëtarët ekzistues të aleancës së mbrojtjes duhet të ratifikojnë pranimin e çdo vendi të ri. Por, Turqia ka bllokuar procedurën për një kohë të gjatë, duke akuzuar veçanërisht Suedinë se nuk ka marrë masa të mjaftueshme kundër persopnave dhe organizatave që Ankaraja i klasifikon si terroriste. Në fund të janarit, Turqia anuloi konsultimet e planifikuara me Suedinë dhe Finlandën të planifikuara për në shkurt, sipas raporteve të medias. Masa erdhi pasi një politikan i ekstremit të djathtë i vuri zjarrin një Kurani përpara një xhamie në Stokholm. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments