VIJON rritja e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë në vendin tonë; dominim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri vonë pasdite kur vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, megjithatë; vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare. Temperaturat e ajrit do të ULEN lehtë në mëngjes POR mesdita do të sjellë një rritje të lëhtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C. Era do fryjë e lehte në tokë dhe në det me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.