Një nga modelet më të mira të financuara nga Bonusi i Rijetësimit, të cilin Ministria e Kulturës e aplikoi për herë të parë në formën e grantit mbështetës për qytetarë, të cilet duan të restaurojnë dhe rijetëzojnë banesat e tyre është banesa e piktorit Vangjush Mio, pasuri kulturore e rëndësishme e ndodhur në qendër të Korçës. Ish-drejtori i DRTK Korçë, Gjergji Koki, ka ndarë në rrjetet sociale një album fotografish, të brendisë së një prej punëve më të mira të realizuara me thirrjen e Bonusit të Rijetësimit dhe mbështetjen kryesore te Ministrisë së Kulturës, siç e cilëson ai, banesën e Vangjush Mios. Pas restaurimit të gjithë elementeve arkitekturore falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me familjarët, janë ekspozuar për herë të parë punime në teknikën e vizatimit, pjesë e koleksionit privat si dhe fotografi të Korçës dhe disa qyteteve të tjera, në të cilat për herë të parë mund të shihen detaje unikale të arkitekturës edhe jetesës qytetare në vitet ’30. “Një vlerë e shtuar e cila ja vlen të vizitohet në çdo detaj të saj dhe të jetë pjesë e guidave”, shkruan Gjergji Koki, duke ndarë fotot interesante të banesës. atsh