Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE thërret Konferencën e Donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

BE thërret Konferencën e Donatorëve për Turqinë dhe Sirinë

Komisioni Europian do të zhvillojë një Konferencë Donatorësh për mbledhjen e fondeve dhe burimeve për mbështetjen e Turqisë dhe Sirisë për pasojat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit. Zëdhënësja e KE, Dana Spinant bëri të ditur se konferenca do të zhvillohet më 16 mars në Bruksel, ku të pranishëm do të jenë vendet anëtarë të BE-së, OKB-së, institucionet financiare dhe vendet fqinje. “Mbështeja jonë do të jetë për njërëzit në Turqi dhe Siri për pasojat shkatërruese të tërmetit. Sot konfirmojmë se Konferenca e Donatorëve nga Komisioni Europian në bashkëpunim me presidencën suedeze të BE. Komisioni Europain do të zhvillojë Konferencën e Donatorëve më 16 mars në Bruksel për të mbledhur burime dhe për të koordinuar një përgjigje për të mbështetur Turqinë dhe Sirinë. Ai do të jetë i hapur për anëtarët e BE-së, fqinjët, anëtarët e OKB-së, institucionet financiare dhe palët përkatëse të interesit”, tha zëdhënësja e KE, Dana Spinant Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ka lënë mbi 47 mijë viktima, ndërsa BE dhe vendet fqinje u angazhuan për të ndihmuar dy shtete me burime njerëzore si dhe ndihma humanitare. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 ishte në Kahramanmaras, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet ku shumë njerëz janë ende të zhdukur. rtsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments