Përsa i përket motit gjatë ditës së hënë; alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta karakterizojnë motin në bregdet dhe zonat e ulëta POR zonat verilindore do te jënë nën ndikimin e vranësiravë të dendura të cilat herë pas here do të gjenerojne reshje shiu e dëbore por në sasi të pakta. Orët e pasdites sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve astmoderike duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga kthjellime, vranësira të dendura POR pa reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR mesdita sjelle rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 4 ballë.