Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAMemoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës do të jetësohet

Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës do të jetësohet

1133 qirinj të bardhë janë ndezur në Prishtinë, për të kujtuar fëmijët e vrarë gjatë luftës. Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është thënë se memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës do të jetësohet. Përveç fëmijëve në kujtim të të vrarëve kanë marrë pjesë edhe krerët e shtetit dhe anëtarët e kabinetit qeveritar. Presidentja Vjosa Osmani tha se ua kanë borxh heronjve që Kosovën të bëjnë çdo ditë më të fuqishme për çdo brez. Osmani: Kujtimi për ta do të rrojë përherë në zemrat e gjithsecilit qytetar të Kosovës “Për secilin prej nesh nuk ka gëzim më të madh se kur shohim buzëqeshjet në fytyrat tuaja, se sa kur shohim potencialin e jashtëzakonshëm që e keni gjithsecili prej jush që të ecni e fluturoni lartë e sa më lartë, pavarësisht çfarë profesioni zgjidhni. Sot jemi këtu për të përkujtuar 1133 fëmijë që kanë dhënë jetën në mënyrë që ne sot të jetojmë të lirë në shtetin tonë të dashur. Kujtimi për ta do të rrojë përherë në zemrat e gjithsecilit qytetar të Kosovës, sepse kjo ka qenë sakrifica më e madha për lirinë tonë. Mirëpo shpresoj shumë që familjarët, prindërit e atyre fëmijëve mund të ju shohin juve sot me këto buzëqeshje, me këtë energji dhe do ta kuptojmë që gjaku i tyre nuk ka shkuar huq”, ka shtuar ajo. Kryeministri Albin Kurti tha se sakrifica e popullit është e madhe, për çka i porositi të mësojnë për ardhmërinë e vendit. Kurti: Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 do të jetësohet “Memoriali për fëmijët e vrarë gjatë luftës 1998-1999 do të jetësohet. Grupi punues kryesohet nga Saranda Bogujevci, e cila është nënkryetare e Kuvendit dhe e cila e ka mbijetuar masakrën e 28 marsit 1999, kur shtatë fëmijë nga mosha 2 deri në 15 vjeç të familjares Bogujevci, Duriqi edhe Llugaliu u patën pushkatuar në Podujevë nga njësiti policor në Podujevë. Ne do ta nderojmë edhe lartësojmë kujtimin për fëmijët e vrarë gjatë luftës duke punuar pa u ndalur për të avancuar lirinë dhe demokracinë, arsimin dhe shëndetësinë, mirëqenien dhe barazinë, drejtësinë por edhe mbrojtjen dhe sigurinë ashtu që askush, asnjëherë të ardhmen të guxojë më të prek fëmijët tanë, t’iu prek juve”, ka thënë Kurti para fëmijëve. Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kujtuar të gjithë fëmijët e vrarë, ku tha se për të qenë të lirë shqiptarët kanë paguar çmim të shtrenjtë. Konjufca: Fëmijët mund të përshkruhen me dy fjalë: me pafajësi dhe ardhmëri “Fëmijët mund të përshkruhen me dy fjalë: me pafajësi dhe ardhmëri. Këto dy fjalë përshkruajnë dhe përmbledhin fëmijën në mënyrën më të saktë dhe të plot. Edhe pse si vend kemi kaluar në shumë vështirësi edhe pse kemi pasur shumë vuajtje dhe sakrifica, kur po ju shoh duke u rritur të lirë në Republikën e Kosovës po më mbushet zemra plot sepse po e kuptoj që askush nuk ka që na ndalë si popull. Janë mbledhur 1133 fëmijë këtu, sepse kaq i kemi humbur gjatë luftës në Kosovë edhe jemi mbledhur për t’i kujtuar ata”, përfundoi Konjufca.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments