Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAFazliu,i sjell Kosovës medaljen e bronztë nga Grand Slam Tel Aviv

Fazliu,i sjell Kosovës medaljen e bronztë nga Grand Slam Tel Aviv

Xhudo kosovare nuk ka të ndalur me suksese në arenën ndërkombëtare, ku sot është fituar edhe një medalje, kësaj radhe në Grand Slam Tel Aviv që po zhvillohet në Izrael. Bëhet fjalë për xhudisten Laura Fazliu, e cila i ka siguruar medaljen e bronztë Kosovës nga ky turne, pikërisht në ditën kur vendi jonë shënon 15 vjetorin e Pavarësisë, raporton KosovaPress. Në luftën për të bronztën, në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu e mposhti xhudisten nikoqire, respektivisht nga Izraeli, Gili Sharir. Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te e bronzta, Fazliu raundin e parë e nisi me fitore duke e mposhtur britanezen, Gemma Howell, kurse në të dytin shënoi fitore kundër hungarezes Brigitta Varga, kurse në çerekfinale u mposht nga kanadezja, Catherine Pinard-Beauchemin. Fazliu garën e vazhdoi në repesazh, ku në raundin e parë e mposhti kampionen olimpike të Tokio 2020, francezen, Clarisse Agbegnenou. Në finale të repesazhit, Fazliu siguroi të bronztën me fitore ndaj Gili Sharir.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments