Prishtina ka marrë ngjyrat e flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës dhe atij kombëtar, në ditëlindjen e 15-të të shtetit të Kosovës. Policia e Kosovës tashmë ndodhet nëpër sheshet e kryeqytetit. Bëhet ngritja solemne e flamurit Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, para godinës të qeverisë u ngrit solemnisht flamuri i Republikës së Kosovës. Në ceremoni morën pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ai i Shqipërisë, Bajram Begaj si dhe kryeministri Albin Kurti si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Pas ceremonisë, të pranishmit bënë nderime edhe pranë obeliskut për të pagjeturit.