Këshilli Kombëtar i Librit dhe Leximit bëri bashkë rreth një tryeze drejtues institucionesh dhe studiues të letrave, për të diskutuar mbi problematika që libri has sot. Ministrja e Kulturës shprehu vullnetin e plotë për t’u dhënë zgjidhje disave prej tyre, që lidhen me qarkullimin e librit me Kosovën, kopjet e detyrueshme që botuesit dorëzojnë Bibliotekën Kombëtare, hapësirat e kësaj të fundit dhe furnizimin e bibliotekave të qyteteve ose shkollave me kopjet e tepërta. Një pjesë e këtyre problematikave do të zgjidhen përmes ndryshimeve në ligjin ekzistues. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti bëri të ditur se tashmë është ngritur grupi i punës për të ndërmarrë të gjitha hapat që kërkon ky proces. atsh