Monday, November 25, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Mërkurë 15 Shkurt 2023

Rajoni,Europa Moti-E Mërkurë 15 Shkurt 2023

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë, të gjithë rajonin e Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në republikën e kosovës KU pritet rritje graduale e temperaturave të ajrit si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore. Përsa i përket motit, do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në zonat veri-verilindore. Kjo situate meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Republika e MV do të vijojë të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë  që orët e paradites të paraqiten me mot të kthjellët në të gjithë MV NDERSA orët e pasdites do te sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jënë në në zonat Lindore përgjatë kufirit me Bullgarinë. Po ashtu, edhe në territorin e MV do të ketë rritje të ndjeshme të temperatuarave të ajrit duke bërë që termometri të ngjitet deri në 10°C. Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në Jugpërendim të kontinentit  POR me ndikim deri në qender të Europës do të sjellë reshje intensive si edhe stuhi të forta ere në: gadishullin Iberik dhe pjesërisht Europën qëndrore kryesisht në Francë dhe Zvicër. Po ashtu, MBETEN me reshje dëbore zona e  zonën e alpeve POR në sasi të pakta NDERSA moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të përjetojë pjesa më e madhe e kontinentit Europian, ku vlera më të larta priten në gadishullin e Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments