Republikania Nikki Haley njoftoi sot kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA duke u bërë kështu kandidatja e parë që sfidon ish-presidentin, Donald Trump. “Unë tashmë jam një kandidate presidenciale”, tha ish-ambasadorja e SHBA në OKB në një video drejtuar mbështetësve të saj. Nikki Haley, 51 vjeçe, kishte disa javë që përmendte shpalljen e kandidaturës së saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ajo kishte premtuar një “njoftim special” për nesër mbështetësve të saj në Charleston, Karolina e Jugut, shteti ku ka qenë guvernatore. atsh