Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINdërtimi i linjës 110 KV Cërrik-Kajan-Kuçovë-Jagodinë

Ndërtimi i linjës 110 KV Cërrik-Kajan-Kuçovë-Jagodinë

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i linjës 110 KV Cërrik-Kajan-Kuçovë-Jagodinë. Sipas vendimit të qeverisë, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen, në vlerë të plotë për pasuritë e llojit “arë”, “ullishte” “vreshtë”, “pyll”, “pemëtore”, me një vlerë të përgjithshme prej 555 402 (pesëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind e dy) lekësh. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, në masën 555 402 lekë përballohet nga buxheti i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij. Pronarët e pasurive të paluajtshme kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a. Operatori i Sistemit të Transmetimit, sh.a., kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. Në vendim përcaktohet se Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, si dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), sh.a., sipas këtij vendimi. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), sh.a, për pasuritë që shpronësohen, sipas këtij vendimi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments