Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREIndianë, rafting në kanionet e Osumit

Indianë, rafting në kanionet e Osumit

Kanionet e Osumit në Berat janë kthyer vitet e fundit në një nga guidat më të preferuara të turistëve vendas e të huaj. Administrata e Zonave të Mbrojtura në Berat ndau sot pamje nga vizita e turistëve indianë, të cilët sfiduan ujëvarat e ngrira dhe temperaturat e ulëta në Kanionet e Osumit në këto ditë dimri. Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara të turistëve të huaj, por edhe atyre vendas sidomos në stinën e verës. Të cilësuara edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj. Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments