Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIRehabilitimi i Spitalit Kardiokirurgjikal 

Rehabilitimi i Spitalit Kardiokirurgjikal 

Projekti i investimit të Spitalit Kardiokirurgjikal është hapi i radhës drejt modernizimit të pandalshëm të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky projekt. Manastirliu theksoi se “nisim së shpejti zbatimin e këtij projekti, që do të mundësojë rritjen e kapaciteteve të shërbimeve të kardiokirurgjisë dhe kirurgjisë vasale, përmirësimin e teknologjisë dhe kushteve të punës për personelin e këtij spitali dhe shërbime më cilësore për pacientët”. Projekti i ri përfshin 4 203 m2 sipërfaqe ndërtimi, katër salla operacioni, infrastrukturë moderne dhe pajisje të teknologjisë së lartë, ndërsa ka një kapacitet prej 80 shtretër. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments