Vetitë e ushqimeve që konsumojmë mund të bëjnë shumë për trupin tonë dhe në mënyrë të vecantë hipertensionin. Ka vërtet ushqime që ulin presionin e gjakut, me veti të jashtëzakonshme ushqyese me veprim të drejtpërdrejtë në zemrën dhe presionin që gjaku ushtron në muret e enëve të gjakut. Vaj ulliri I pasur me polifenole dhe omega 6 të cilat kanë një efekt pozitiv në hipertensionin, veçanërisht te femrat. Produkte të qumështit me pak yndyrë Qumështi dhe kosi, të cilët rrisin sasinë e kalciumit dhe ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit elektrolit. Shegë E konsumuar si frut ose lëng pa sheqer të shtuar, është i dobishëm për sasinë e madhe të kaliumit që përmban. Fara liri Të pasura me omega 3 natyrale duke përfshirë acidin alfa linoleik dhe peptide me efekt të dobishëm në presionin e gjakut. Cokollata E konsumuar në sasi të moderuar dhe e shkrirë të paktën 70%, është një nga ushqimet më efektive për uljen e presionit të gjakut falë përmbajtjes së lartë të polifenoleve, pararendësve të acidit nitrik, i cili stimulon zgjerimin e enëve të gjakut. Panxhari dhe lëngu i panxharit Gjithashtu i pasur me nitrate të cilat kontribuojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe për rrjedhojë lehtësojnë presionin e gjakut në muret arteriale.