Restaurimi i mozaikut të MHK-së

0
13

Në Ditën Ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli sot shembullin e dy të rejave që po merren me restaurimin e mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar. “Në Ditën Ndërkombëtare të grave dhe vajzave në shkencë ndihemi krenarë për gratë dhe vajzat, nënat dhe motrat që kanë ecur përpara në ato fusha ku dikur thuhej se ishin “për burra””, shkruan ministrja në postimin e saj në rrjetet sociale. “Që nga Sabiha Kasimati te Mira Murati, vajza e gra që përpiqen çdo ditë si Xhovana Zenkollari e Elisa Shkurtaj, që sot po punojnë për të restauruar mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar”, shprehet Margariti. Kjo ditë festohet nga Kombet e Bashkuara (OKB) më 11 shkurt çdo vit dhe synon të promovojë pjesëmarrjen e grave në disiplinat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM). Njëkohësisht të rrisë ndërgjegjësimin për kontributin e grave dhe vajzave në fushën e shkencës dhe teknologjisë. atsh