Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 332 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Sipas MSHMS rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 6 qytetarë në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Sarandë. “Janë 128 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”, informon Ministria. “Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,597 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim. atsh