Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se ka kryer 94 testime prej të cilave 9 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas institutit, janë shëruar 14 persona, 6 të tjerë janë të hospitalizuar, derisa nuk raportohet për të vdekur. Përndryshe, që nga paraqitja e rasteve të para në Kosovë, më mars të vitit 2020, nga COVID-19, kanë vdekur 3204 persona.