Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERreth 25 000 viktima nga tërmeti i 6 shkurtit

Rreth 25 000 viktima nga tërmeti i 6 shkurtit

Rreth 25 000 viktima u regjistruan pas tërmeteve në Turqi dhe Siri. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se të paktën 20 665 njerëz humbën jetën dhe 80 052 të tjerë u plagosën nga dy tërmetet e forta që goditën pjesën jugore të vendit. Siria numëron deri tani mbi 3 553 viktima. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, përfshirë gjithashtu provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanlıurfa. Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë. Ministri Koca tha se ”rreth 20 mijë njerëz u shpëtuan nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara dhe janë zhvendosur në provinca të tjera nëpërmjet transportit ajror, tokësor dhe detar”. Autoritetin për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha në një deklaratë se të paktën 159 146 personel i kërkim-shpëtimit po punonte në terren. AFAD gjithashtu njoftoi se 7 716 personel nga vendet e huaja u dërguan gjithashtu në zonën e fatkeqësisë. Ministria e Jashtme njoftoi se 97 vende kanë ofruar ndihmë dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit nga 61 vende po vazhdojnë aktualisht përpjekjet e tyre në terren.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments