Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIINSTAT: Inflacioni 7.2%

INSTAT: Inflacioni 7.2%

Inflacioni, i cili mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, shfaqi shenja ngadalësimi, edhe në muajin janar të këtij viti. Instituti i Statistikave publikoi sot Indeksin e Çmimeve të Konsumit, sipas të cilit ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në muajin janar, ishte 7.2 %. Nivelin më të lartë inflacioni e shënoi në muajin tetor të vitit të shkuar, kur arriti 8.3 %, ndërsa në nëntor dhe dhjetor shfaqi tendencë rënie. Sipas INSTAT-it, një vit më parë ky ndryshim ishte 3.7 %. Referuar raportit të INSTAT-it, krahasuar me muajin janar 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 13.3 %, pasuar nga grupet “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6.6 %, “transporti” me 6.5 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 5.6 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 5.1 %, “veshje dhe këpucë” me 4.1 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.6 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3 %, “shërbimi arsimor” me 2.3 %, “argëtim dhe kulturë” me 1.8 %, “komunikimi” me 1.3 % dhe “shëndeti” me 1 %. Brenda grupit të ushqimeve, çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 26.4 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21.4 %, “peshk” me 17.3 %, “bukë dhe drithëra” me 15.3 %, “mish” me 14.4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14.3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 7 %, etj. Krahasuar me muajin dhjetor 2022, çmimet e grupit “ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 2.6 %, pasuar nga grupet “transporti” me 0.7 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 0.6 %, “pije alkoolike dhe duhan” dhe “mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0.5 % secili, “argëtim dhe kulturë” me 0.4 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.3 % dhe “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0.2 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupeve “veshje dhe këpucë” dhe “shëndeti” u ulën me 0.1 % secili. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments