Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 393 testime, nga të cilët 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Rastet e reja rezultuan në bashkitë: 4 në Tiranë, 2 në Vaun e Dejës, 1 në Kuçovë. Janë 125 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,586 që nga fillimi i epidemisë. atsh