Në vitin e 10-të të themelimit, Rezidenca për shkrimtarë e përkthyes letrarë “POETEKA – Tirana in Between” do të vazhdojë të sjellë në kryeqytetin shqiptar, emra të shquar autorësh nga Europa dhe rajoni, edhe gjatë vitit 2023. Një ndër shkrimtaret e para që mbërrin këtë vit është Sladjana Nina Perković (1981), një gazetare franko-boshnjake dhe autore e vlerësuar e prozës fiction, tregime dhe romane. Pas përfundimit të studimeve për Shkenca Politike në Paris (Panthéon-Sorbonne – Univ. Paris 1), ajo punoi kryesisht si korrespondente lajmesh për mediat në ish-Jugosllavi, por kontributi i saj është bërë ii njohur ndërkombëtarisht përmes paraqitjes në shumë media europiane të lajmeve, si “The Guardian” apo “Today”. Pa lënë mënjanë gazetarinë, Sladjana Nina Perković i është kushtuar në mënyrë të posaçme karrierës së saj si shkrimtare. Në pesë vitet e fundit ajo ka botuar përmbledhjen me tregime “Kuhanje” dhe romanin “U jarku”. Vërejmë se “U jarku” u rendit për çmimin e lartë letrar NIN 2021 dhe për çmimin e mirënjohur “Meša Selimović “. Ky roman u vlerësua si prurja speciale e EUPL 2022 (The European Union Prize for Literature – Çmimi i Bashkimit Europian për Letërsinë). Sladjana Nina Perković jeton, punon dhe shkruan mes Banja Lukës dhe Parisit. Në verën e vitit 2023 ajo do të qëndrojë një muaj në Tiranë, si mike në Shtëpinë e Shkrimtarëve, mbështetur nga TRADUKI, falë bashkëpunimit që Ministria e Kulturës së Shqipërisë ka përmes QKLL dhe realizuar nga POETEKA. ATSH
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on