Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREScholz:Ndihmën më të madhe për Ukrainën

Scholz:Ndihmën më të madhe për Ukrainën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz rikonfirmoi sot mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën, teksa mbërriti në një samit të BE-së në Bruksel. ”Gjermania është vendi i Bashkimit Evropian që i ka ofruar Ukrainës mbështetjen më të madhe financiare dhe humanitare, por edhe mbështetjen konkrete, sidomos kur bëhet fjalë për dërgesat e armëve”, tha ai. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë në takimin e liderëve të BE-së si i ftuar dhe do të mbajë një fjalim në Parlamentin Evropian. ”Samiti është një rast për të dërguar edhe një herë këtë sinjal uniteti, solidariteti dhe për të treguar se ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për Ukrainën, në mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të saj për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha Scholz. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments