Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky kërkon avionë për luftën kundër Rusisë

Zelensky kërkon avionë për luftën kundër Rusisë

Pasi bindi Perëndimin për dërgimin e tankeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të shkojë sot në Bruksel, në ndërkohë që u ka kërkuar liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe edhe avionë luftarakë për luftën kundër Rusisë, sipas BBC. Presidenti Volodymyr Zelensky do të lobojë në një samit të liderëve të BE-së dhe do t’i drejtohet Parlamentit Evropian, në udhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi i shkurtit të kaluar. Në Paris, presidenti Emmanuel Macron dhe kancelari Olaf Scholz përsëritën se Rusia nuk duhej ta fitonte luftën. Zelensky tha se Franca dhe Gjermania kishin potencialin për të qenë “ndryshues të lojës”. Duke lavdëruar unitetin evropian, ai tha se sa më shpejt që Ukraina të merrte raketa me rreze të gjatë veprimi dhe avionë modernë, aq më shpejt do të përfundonte agresioni rus. Ai kishte folur më herët në një sesion të përbashkët të Parlamentit britanik në Westminster Hall duke nënvizuar lutjen e tij për avionë luftarakë. “Liria do të fitojë dhe Rusia do të humbasë”, tha Zelensky. Kryeministri Rishi Sunak i tha presidentit ukrainas se ”asgjë nuk ishte e përjashtuar”. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments