Monitorimi i jetës së egër përmes kamerave kurth është një proces i rëndësishëm për t’u dokumentuar përgjatë sezonit dimëror. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka publikuar në rrjetet sociale imazhe të fokusuara nga këto kamera në Parkun Kombëtar të Prespës. “Kamerat kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Prespës kanë dhënë rezultatet e tyre, duke monitoruar rrëqebullin gjithashtu duke dokumentuar praninë e lartë të derrit të egër, dhelprës së kuqe, zardafit, ujkut, lepurit të egër si edhe të kaprollit”, shprehet AKZM. Moratoriumi i gjuetisë, gjithashtu edhe kujdesi i vazhdueshëm i stafeve të zonave të mbrojtura po dëshmojnë çdo ditë rigjenerimin e faunës së egër në vendin tonë. Vendosja e kamerave kurth në zonat e mbrojtura ka për qëllim vrojtimin e faunës së egër që ndodhet në këto zona. Llojet e faunës së egër jetojnë të qeta në habitatet e tyre falë moratoriumit të gjuetisë. Zgjatja e moratoriumit deri në vitin 2025 ka si qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër. ATSH
Shtim i kafshëve të rralla në Parkun e Prespës
RELATED ARTICLES