Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kanë bërë që sipërfaqja e liqenit të Pukës të ngrijë. Bashkia e Pukës ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky liqen, ndërsa i bën apel banorëve të mos hipin mbi sipërfaqen e tij. “Si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero liqeni ka ngrirë, ndaj jeni të lutur të shmangni hipjen mbi sipërfaqen e ngrirë të liqenit, pasi është me mjaft rrezik sidomos për fëmijët”, thekson bashkia. Ditët e para të shkurtit kanë shënuar një rënie të ndjeshme të temperaturave, të shoqëruara me reshej dëbore dhe ngrica. ATSH
Ngrin liqeni i Pukës, bashkia apel qyetetarëve
RELATED ARTICLES