Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro priti sot në një takim drejtoreshën rajonale për Europën në Organizatës Botërore të Turizmit, Alessandra Pirante. Gjatë takimit Kumbaro dhe Pirante diskutuan për përgatitjet intensive për organizimin e Forumit Ndërkombëtar të Turizmit në Tiranë, në javën e parë të prillit, në bashkërendim me UNWTO ku prite të të këtë ftuar të veçantë. Kumbaro tha se “ky event organizohet për herë të parë në vendin tonë, që për partnerët ndërkombëtarë përfaqëson një rast unikal në përzgjedhjen e politikës duke bashkuar mjedisin dhe turizmin si ilustrimi më i mirë e konkret i turizmit të qëndrueshëm, të përgjegjshëm dhe miqësor me natyrën”. atsh