Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKILI-13 të humbur nga zjarret

KILI-13 të humbur nga zjarret

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve në pyjet në pjesët qendrore dhe jugore të Kilit. Mauricio Tapia, drejtor i Shërbimit Kombëtar të Parandalimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive, tha: “Për fat të keq, duam të shprehim se kemi 13 viktima në total. 11 persona humbën jetën në rajonin Biobio. Piloti bolivian dhe tekniku kilian vdiqën në një helikopter që u rrëzua”. Ministri kilian i Bujqësisë, Esteban Valenzuela, tha në një deklaratë se një helikopter zjarrfikës i ngarkuar për t’iu përgjigjur zjarreve në pyje u rrëzua. Më shumë se 50 zjarre pyjore kanë vazhduar në La Araucania, Biobio dhe Nuble dhe më shumë se 45 mijë hektarë sipërfaqe janë shndërruar në hi deri më tani. Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të zjarrit që ka kërcënuar zonat e banuara, ndërsa më shumë se njëqind shtëpi janë djegur plotësisht. Siç njoftohet, edhe pjesëtarët e ushtrisë kanë mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarreve të rënda që kanë vazhduar në zonat qendrore dhe jugore të vendit. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments