Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTÇerek maratona polake për herë të parë në Kosovë

Çerek maratona polake për herë të parë në Kosovë

Njëqind ushtarë të KFOR-it kanë marrë pjesë në çerek maratonën polake, e cila është organizuar për herë të parë në Kosovë. Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtarët nga pesë vendet e botës u takuan në kampin Novosellë dhe ishin të pajisur me uniformën e tyre, armën dhe një çantë shpine prej 10 kg, për të përshkuar një largësi prej 10.6 km. Fituesit meshkujt: Vendi i parë: Rresh. Travis Kirchner, SHBA, 49 minuta 27 sekonda Vendi i dytë: Tetari, Konrad Koguciuk, Poloni, 50 minuta 18 sekonda Vendi i 3-të: Tetari, Kamil Kociuba, Poloni, 52 minuta 03 sekonda Fitueset femra: Vendi i parë: Tetari, Gabriella Gibbs, SHBA, 1 orë 15 minuta Vendi i dytë: Rresh. Ryann Laky, SHBA, 1 orë 22 minuta 55 sekonda Vendi i tretë: Rresh. Zita Rasztik, Hungari, 1 orë 23 minuta Vendet e përfaqësuara ishin: Austria Polonia Shtetet e Bashkuara Hungaria Bullgaria. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments