Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERusia dhe Ukraina kryejnë shkëmbime të reja të burgosurish

Rusia dhe Ukraina kryejnë shkëmbime të reja të burgosurish

Rusia dhe Ukraina realizuan shkëmbimin më të madh të të burgosurve në numër që nga fillimi i vitit, sipas informacioneve nga Moska. “Gjatë një procesi të vështirë negocimi, 63 ushtarakë rusë janë tërhequr nga territori i kontrolluar nga regjimi në Kiev”, njoftoi ministria ruse e Mbrojtjes në kanalin e saj Telegram. Ukraina më vonë konfirmoi shkëmbimin dhe kthimin e 116 të burgosurve. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ushtarët e lirë morën trajtim mjekësor dhe psikologjik. Ata kishin mundur të kontaktojnë edhe të afërmit e tyre. Mes të liruarve ka edhe të burgosur të një “kategorie të ndjeshme”, lirimi i të cilëve u kërkua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, thuhet në deklaratë. Ministria nuk specifikoi nëse ata ishin oficerë të rangut të lartë, mercenarë apo spiunë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments