Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEAnulohet lundrimi i dy trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit

Anulohet lundrimi i dy trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit

Autoriteti Portual Durrës bën me dije se është anuluar lundrimi i dy trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit, që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme, për shkak të përkeqësimit të motit. Sipas parashikimeve, moti në vend prite të përkeqësohet në orët në vijim, teksa për pasojë nuk do të ketë nisje të trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas. Ndërkohë linja Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht . “Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën e motit në orët në vijim, Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se dy tragetet që ishin parashikuar mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, do të anulojnë lundrimet. Pra, si pasojë e kushteve të motit që pritet të përkeqësohen në orët e ardhshme, nuk do të ketë nisje të trageteve sot, dt.04.02.2023, nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas. Linja Durrës-Ankona-Durrës do të vazhdojë normalisht”, thuhet në njoftim. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments