Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizitoi nga afër në Lushnjë serrën model me fidanë të Marjolit, ngritur me mbështetjen e programit IPARD II.
“Pajisur me teknologji të lartë të kultivimit të fidanëve me një sistem inovator të klimës dhe matjes së parametrave të kushteve të brendshme, sistem të hijëzimit dhe sistem elektronik të ujitjes dhe ushqimit. Marjoli e ka nisur me një fidanishte të thjeshtë në vitin 2013 me 4650 metër dhe sot ka afësisht 9 dynymë serra krejtësisht të automatizuara. Bashkëpunon me rreth 300 fermerë dhe ka të punësuar 15 persona. Prodhon rreth 2 milionë fidanë në sezon”, shkruan Krifca.
Ministrja informoi se këtë vit, Skema Kombëtare ka një nga shtyllat bazë mbështetjen për investimin në serra.
“Mund të aplikoni pranë AZHBR, që nga 25 shkurti, për të ndërtuar serrën tuaj pasi qeveria shqiptare ka mundësuar mbështetje me 50% financim grant. Informohuni pranë Agropikave, zyrave te ekstensionit bujqësor ose në web: www.azhbr.gov.al.”, përfundon Krifca
Zj. Frida Krifca thotë se Skema Kombëtare është një nga shtyllat bazë për mbështetjen e investimin në serra
RELATED ARTICLES