Kompania fituese për projektin e pistës së parë sportive “Auto Moto Park Albania”, në Ebasan, u shpall studio “Test & Training International”. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, mori pjesë në ceremoninë e shpalljes së projektit fitues për Auto Moto Park-un e parë shqiptar. Në fjalën e tij, Gonxhja tha se, Auto Moto Park-u i parë shqiptar do të ndërtohet në Elbasan, me standardet e Federatës Ndërkombëtare të Automobilëve (FIA) për zhvillimin e një larmie aktivitetesh automobilistike dhe garave kombëtare e ndërkombëtare. Ndërsa arkitekti Beat Husler tha se, juria u mbështet tek këto kritere, programi, projektimi dhe elasticiteti i përdorimit, aspekti i sigurisë rrugore, lidhja me qytetin e Elbasanit dhe cilësinë e arkitekturës. Juria arriti në përfundimin se fituesi është “Test & Training International”. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, tha se ky është investimi më i madh i bashkisë Elbasan. “Sot është një ditë e madhe, një ditë e kthesës ekonomike. Ky është projekti më i madh që ne kemi që pas ndërtimit të zonës industriale në Elbasan. Është një projekt që ndryshon krejtësisht ekonominë që ne njohim sot dhe na jep një zhvillim për qytetin, bashkinë dhe Shqipërinë. Është një projekt mahnitës që ne po e bëjmë realitet”, tha ai. atsh
“Test & Training International”, fituese e Auto Moto Park
RELATED ARTICLES