Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBordi : Çmimi i naftës 192 lekë litri

Bordi : Çmimi i naftës 192 lekë litri

Bordi i Transparencës vendosi sot të ndryshojë çmimin e karburanteve nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. “Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 2 shkurt 2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 846, -12 nga data 1 shkurt 2023, $/ ton, ndërsa çmimi i gazoilit/diesel është 826, -35 nga data 1 shkurt 2023, $/ton. Kursi i këmbimit i BSH-së ka pësuar ulje të lehtë në 106.29 (-1.07 nga data 1 shkurt 2023)”, thuhet në njoftimin për shtyp të Bordit të Transparencës. Si rrjedhojë bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë, i nënproduktit gasoil, i standardit SSH EN 590, të jetë, jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër. Bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër. Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz do të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 98 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 3 shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës vë në dukje se, që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë në njoftim sqaron se, jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments