Banka e Shqipërisë bëri të ditur se në muajin dhjetor 2022 sektori bankar disbursoi 30.6 miliardë lekë kredi të reja. Krahasuar me një vit më parë, ky tregues shënoi rënie me 25.8%. Sipas BSH-së, rënia e kredisë erdhi kryesisht nga segmenti më i madh, ai i bizneseve, ndërsa kredia për individë shënoi vlera të përafërta me dhjetorin e një viti më parë. Në total, kredia e re e dhënë nga sektori bankar për vitin 2022 arriti vlerën e 278.5 miliardë lekëve, në rritje me 5.3% krahasuar me një vit më parë. “Vlera e kredisë së re është më e larta në shtatë vitet e fundit, por rritja ka ardhur kryesisht në pjesën e parë të vitit, ndërsa pjesa e dytë ka shënuar një tendencë të qartë ngadalësuese, duke reflektuar efektet e inflacionit të lartë dhe rritjes së shpejtë të normave të interesit. Frenimi që është bërë i dukshëm sidomos pas muajit shtator e ka reduktuar normën e rritjes vjetore të kredisë, rritje që për vitin 2021 kishte qenë 7.8%, bëri të ditur BSH. atsh