Orët e paradites në republikën e kosovës do të jenë në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës në pjesën më të madhe të territorit. POR mesdita dhe pasditja sjellin intervale të shkurtra me kthjellime; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku sërish pritet zhvillim i varnësirave duke rrezikuar reshje dëbore në të gjithë territorin e kosovës. Problematike do të jetë, gjithashtu parametri i fortë i erës. Po ashtu, republika e MV në pjesën më të madhe të territorit PARAQITET në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme si pasojë; vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do të jenë dominante deri pasdite kur pritet ndërprerje e tyre duke sjellë herë pas here intervale të shkurta me kthjellime. Gjatë natës do të ketë shpeshtim dhe zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë MV, më të dukshme në zonat veri-veriperëndimore. Temperaturat e ulëta do të bëjnë që akset rrugore të jene të ngrira. Europa Lindore dhe Alpet e Europës MBETEN në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin reshje të dendura dëbore Ku më të theksuara do të jenë në Lindje të kontinentit. Po ashtu, do të vijojnë reshjet e dëborës edhe në rajonin e Ballkanit POR intensiteti i tyre do të jetë i ulët NDERSA pothuajse pjesa m e madhe e Europës do të ndodhet nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme ku moti i kthjellët dhe ftohtë do të jetë dominant përgjatë gjithë 24 orëshit.
Rajoni,Europa Moti-E Premte 3 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES