Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBordi: Çmimi i naftës zbret në 197 lekë/litër

Bordi: Çmimi i naftës zbret në 197 lekë/litër

Bordi i Transparencës për Karburantet informoi sot se, çmimi i naftës do të ulet sot me 3 lekë, pas uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet”, njoftoi Bordi. Sipas Bordit, çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga bordi do të hynë në fuqi në datë 2 shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments