Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja humbi terren. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.84 lekë dhe këmbehet me 107.72 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.07 pikë dhe këmbehet me 116.55 lekë. Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi 0.02 lekë duke zbritur në kuotën 132.65 lekë. Franga zvicerane këmbehet me 116.07 lekë, ose 0.31 lekë më pak se në fillimjavë. ATSH