Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, në Spitalin Universitar të Traumës është një tjetër investim në kantierin e shëndetësisë. “Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme, në Spitalin Universitar të Traumës dhe ura lidhëse që po ndërtohet është një tjetër investim që vijon me ritme shumë të mira në kantierin e shëndetësisë, që nuk ndalet nga veriu në jug”, u shpreh Rama. Investimet në shëndetësi kanë transformuar spitalet universitare dhe ato rajonale, duke ofruar jo vetëm kushte më të mira, por edhe më shumë shërbime cilësore për pacientët. Nga ndërtimi i spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme do të përfitojnë rreth 109 mijë pacientë. ATSH