Ekonomia gjermane ka përjetuar një tkurrje gjatë tremujorit të katërt të 2022, duke regjistruar një rënie prej 0,2% nga tremujori i mëparshëm, sipas një raporti të Zyrës Federale të Statistikave. Në përgjithësi, ekonomia gjermane u rrit me 1,8% vitin e kaluar, pavarësisht inflacionit dhe çmimit të lartë të energjisë, një pikë më pak se 1,9% që kishte vlerësuar zyra. Në tremujorin e katërt, shpenzimet e konsumatorëve ishin dukshëm më të ulëta se në tremujorin e tretë. Qeveria gjermane, kohët e fundit tha se ngadalësimi ekonomik në fund të vitit ka të ngjarë të jetë më i shkurtër sesa pritej vjeshtën e kaluar. Sipas parashikimit të fundit të qeverisë, ekonomia pritet të rritet me 0,2% në vitin 2023. ATSH