Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata nga Lindja e kontinentit do të kushtëzojnë motin në territorin Shqiptar. Për rrjedhojë; moti i kthjellët POR i ftohtë do të mbizotërojë në zonat perendimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat verilindore dhe juglindore. Parashikohet që deri në mëngjesin e së hënës i gjithë territori i vendit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura POR nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ULEN sërisht në mëngjes POR MBETEN të pandryshuara vlerat e mesditës duke u luhatur nga -8°C, deri në 12°C. Era do fryjë mesatare deri e frotë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.