Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAWebb arrin të shoh retë e ngrira hapësinore

Webb arrin të shoh retë e ngrira hapësinore

Teleskopi Hapësinor James Webb pa brenda një reje molekulare që ndodhet 630 vite dritë larg dhe zbuloi akullnajat e bëra nga elementë të ndryshëm. Retë molekulare janë grupime ndëryjore të gazit dhe pluhurit ku mund të formohen molekulat e hidrogjenit dhe monoksidit të karbonit. Grumbuj të dendura brenda këtyre reve mund të shemben për të formuar yje të rinj të quajtur protoyje. Teleskopi Webb u fokusua në renë e errët molekulare Chamaeleon I, e cila duket blu në imazhin e saj. Shumë pika portokalli përfaqësojnë dritën nga yjet në sfond, duke depërtuar nëpër re. Drita e yjeve i ndihmoi astronomët të përcaktojnë gamën e ndryshme të molekulave të ngrira brenda resë së errët molekulare Chamaeleon I, e cila po formon dhjetëra yje të rinj. Teleskopi Webb sheh universin përmes dritës infra të kuqe, e cila është e padukshme për syrin e njeriut. Drita infra e kuqe mund të zbulojë aspekte të fshehura më parë të kozmosit dhe të shpojë grupe të dendura gazi dhe pluhuri që përndryshe do të errësonin pamjen. Astronomët kanë përdorur observatorin hapësinor për të zbuluar një gamë të larmishme të disa prej akujve më të ftohtë në rajonet më të errëta të një reje molekulare deri më sot. Gjatë një studimi të resë, ekipi hulumtues ndërkombëtar identifikoi akullin e ujit, si dhe forma të ngrira të amoniakut, metanolit, metanit dhe sulfurit karbonil. Këto molekula të akullta mund të kontribuojnë në formimin e yjeve dhe planetëve madje edhe në blloqet ndërtuese të jetës. Akulli mund të furnizojë planetët me karbon, hidrogjen, oksigjen, azot dhe squfur, gjë që mund të çojë në formimin e një planeti të banueshëm si Toka, ku ato përdoren në atmosferat planetare, si dhe aminoacide, sheqerna dhe alkoole. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments