Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIProgrami IPARD III, për mbështetjen e pyjeve

Programi IPARD III, për mbështetjen e pyjeve

Zhvillimi i pyjeve do të përfshihet për herë të parë, në një paketë mbështetëse nën programin IPARD III, për të cilën Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka punuar dhe përgatitur masën përkatëse nën konsulencën edhe të ekspertëve të huaj. Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Eranda Selmanaj, tha se, “në programin IPARD III është parashikuar një masë e veçantë mbi ngritjen dhe mbrojtjen e pyjeve ku parashikohet restaurimi, përmirësimi i ekosistemeve pyjore duke trajtuar edhe sfidat klimatike”. E pranishme në konferencën sensibilizuese për mbrojtjen dhe trajtimin e pyjeve si pasuri kombëtare, organizuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, në kuadër të 100- vjetorit të Shërbimit Pyjor, Selmanaj vuri në dukje se, “AZHBR ndër vite ka mbështetur shërbimet mjedisore”. Sipas saj, AZHBR në bashkëpunimin me Bankën Botërore dhe qeverinë Suedeze përmes projektit “Zhvillimi dhe Mbrojtja e Pyjeve (2018-2020)” ka kontribuar në ruajtjen dhe përmirësimin e ekosistemeve malore, zgjerimin e burimeve pyjore dhe parandalimin e zjarreve. Punimet e konferencës u mbyllën me shpërndarjen e certifikatave të mirënjohjes atyre që ndër vite kanë kontribuar në këtë sektor dhe me një ekspozitë fotografike ku pasqyrohen bukuritë dhe pasuritë pyjore të vendit tonë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments