Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALESHENDETESI OBSH shqyrton vendimin për dhënien fund të urgjencës shëndetësore

 OBSH shqyrton vendimin për dhënien fund të urgjencës shëndetësore

Ekspertët ndërkombëtarë kanë nisur sot diskutimet për heqjen e urgjencës ndërkombëtare të shëndetit publik lidhur me Covid-19, ndërsa Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH) pritet të njoftojë një vendim përfundimtar të hënën, sipas burimeve. Takimi online i komisionit të urgjencës për rregulloret ndërkombëtare të shëndetit në lidhje me Covid-19 u fokusua fillimisht, në të dhënat më të fundit të pandemisë, sipas një zëdhënëse të OBSH-së. Më pas, komisioni duhet të informojë drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili duhet të marrë një vendim të pavarur pro ose kundër heqjes së gjendjes aktuale të jashtëzakonshme. Në fillim të kësaj jave, Tedros shprehu shqetësimin e tij për rritjen e vazhdueshme të vdekjeve javore nga Covid-19. “Që nga fillimi i dhjetorit, mbi 170 000 persona në mbarë botën kanë vdekur nga koronavirusi”, sipas të dhënave të OBSH-së. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments