Rinovimi automatik i Certifikatës së Aftësimit Profesional (CAP) përveç se, po ofrohet 86% më lire, mund të merret edhe brenda ditës. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, bëri të ditur sot se, vetëm gjatë periudhës qershor-dhjetor 2022, kanë përfituar 13 857 qytetarë, drejtues mjetesh transporti. Kjo shifër e konsiderueshme përfituesish, sipas tij, përkthehet në afërsisht 665,136,000 lekë të kursyera falë thjeshtimit të procedurës, uljes së kostove dhe rinovimit brenda ditës. “Kemi ofruar kursim monetar dhe kohe për kategorinë më të përgjegjshme dhe më të goditur nga pandemia dhe kriza e çmimeve, transportuesit e mallrave e pasagjerëve, heronjtë e heshtur të rrugës”, tha ai. Po ashtu, Gonxhja informoi se, kush rinovon njëkohësisht Lejen e Drejtimit, përdor po atë raport mjekësor edhe për rinovimin e CAP. ATSH
Rinovimi automatik i CAP, 86% më lirë dhe brenda ditës
RELATED ARTICLES