Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg tha sot, në ditën e përkujtimit të Holokaustit se, Shqipëria i tregoi pjesës tjetër të botës se, jo patjetër duhet të jesh fuqi e madhe për të qenë humanë. Ambasadorja theksoi se, “pavarësisht besimit shqiptarët zgjodhën vlerat njerëzore dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore”. “Sot, në 27 janar OKB përkujton ditën ndërkombëtare të përkujtesës së Holakaustit dhe shënon ditën e çlirimit dhe shkatërrimit të kampit të përqendrimit. Për shumicën e hebrenjve kjo ditë është shumë e rëndësishme jo vetëm për ne si shtet, por ne përkujtojmë anëtarët e familjeve e tona të cilët janë zhdukur por edhe ato që mbijetojnë, duke kujtuar këtë kohë të errët të humanizmit, shumicën e atyre veprave që ndodhën për shkak të Gjermanisë. Unë kam përfaqësuar vendin tim në shumë ceremoni të tilla, këtë vit po marr pjesë në këtë ngjarje përkujtuese edhe si ambasadore e Izraelit në Shqipëri. Ky vend i ka treguar pjesës tjetër të botës se jo patjetër duhet të kesh fuqinë më të madhe në botë për të qenë humanë”, tha ajo. Peleg vlerësoi se, shqiptarët pavarësisht nga besimi fetar vendosën që të ndjekin vlerat njerëzore dhe shpëtuan hebrenjtë. “Megjithëse fashistët dhe nazistë u kërkuan atyre që t’i spiunonin hebrenjtë kjo nuk ndodhi. Në fund të luftës Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku kishte më shumë hebrenj se në fillim të luftës”, u shpreh ambasadorja Peleg. ATSH
Ambasadorja: Shqiptarët shpëtuan hebrenjtë
RELATED ARTICLES