Republika e kosovës, vijon në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës KU më të dukshme reshjet paraqiten në pjesën veriore dhe verilindore të saj. Parashikohet që herë pas here të ketë intervale të shkurtra me kthjellime POR vranësirat dhe reshjet do tëri-shfaqen sërisht gjate orëve të vona të natës. Tempearurat e ajrit do të bien ndjeshëm deri në -7°C dhe maksimalet nuk do ta kapërcejnë vlerën 6°C. Po ashtu, ngricat do të jënë prezente në të gjithë territorin e kosovës.Përgjatë gjithë 24-orëshit republika e MV PARAQITET në ndikimin e vranësirave të dendura KU here pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje të dobëta shiu, nuk do të mungojn` gjithashtu edhe reshjet e dëborës. Oret pasdites dhe mbrëmja sjellin intervale me kthjellime në pjesën më të madhe të MV, POR zonat Lindore mbeten me reshje dëbore dhe ngrica të theksuara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke shënuar vlera shumë të ulëta deri në -5°C.Zhvillimi i dy qendrave ciklonare përkatësisht në Juglindje dhe Lindje të kontinentit, do të kushtëzojnë reshje shiu e debore ne gadishullin e ballknait si edhe stuhi të forta ere dhe shira intensivë në brigjet e Egjeut. Po ashtu, vendet e Europës Lindore karakterizohen nga reshje të dendura dëbore në formë orteku si edhe temperatura ekstremisht të ulëta NDERSA britania e madhe, gadishulli Iberik si edhe pjesa më e madhe e qendrës së kontinentit PARAQITEN me kthjellime dhe vranësira të lehta. Moti i kthjelllët POR i ftohtë do të dominojë edhe gadishullin skandinav POR temperaturat e ajrit do të zbresin deri në -11 °C në Finlandë.
Rajoni,Europa Moti-E Premte 27 Janar 2023
RELATED ARTICLES