Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) ka akuzuar kompaninë ”Google” me një padi të dytë, këtë herë duke e akuzuar gjigantin online për dominimin e tregut të reklamave digjitale. Në një deklaratë për shtyp departamenti njoftoi se ”po paraqiste një padi civile antitrust kundër ‘Google’ për monopolizimin e produkteve të shumta teknologjike si dhe për reklamat dixhitale”. ”Ankesa e sotme pretendon se ‘Google’ përdori sjellje antikonkurruese, ekskluzive dhe të paligjshme për të eliminuar ose reduktuar në mënyrë drastike çdo kërcënim ndaj dominimit të teknologjive të reklamave dixhitale”, theksoi Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland. “Sjellja jokonkurruese e kompanisë përfshin blerjen e konkurrentëve dhe detyrimin e botuesve të faqeve të internetit që të adoptojnë mjetet e saj duke kufizuar kërkesën e saj unike dhe të patjetërsueshme nga reklamuesit në shkëmbimin e saj të reklamave”, sipas këtij departamenti. Ndër të tjera, departamenti po bën thirrje për shpërbërjen e njësisë së biznesit të ”Google” në të cilën është bashkuar teknologjia e reklamave. Departamenti kishte ngritur një padi civile fillestare antitrust kundër gjigantit të internetit edhe në vitin 2020 për monopolizimin e reklamave. ATSH
SHBA padit ”Google” për dominim tregu
RELATED ARTICLES