Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAGruri i modifikuar gjenetikisht

Gruri i modifikuar gjenetikisht

Gruri është një ushqim bazë për miliarda njerëz në të gjithë planetin. Por edhe gruri është duke ndjerë efektet e ndryshimeve klimatike dhe sa më shumë ngrohet Toka, aq më shumë të korrat janë të pakta sipas raportit të ekspertëve, temperaturat shumë të larta do të detyrojnë Evropën Jugore të reduktojë grurin me 50%, misrin dhe panxhar sheqeri. Për të shpëtuar këto drithëra dhe për të qenë në gjendje të ushqejnë banorët gjithnjë e më të shumtë të Tokës në të ardhmen, një grup studiuesish nga Qendra John Innes në Norwich (Angli) ka krijuar një seri varietetesh të modifikuara gjenetikisht të grurit për t’i rezistuar të nxehtit dhe thatësirës të cilat, sipas raportimeve nga The Guardian, ato do të testohen në Spanjë në javët e ardhshme. Studiuesit në Qendrën John Innes kanë identifikuar gjenin Zip4.5B dhe kanë krijuar një version të modifikuar që lejon kromozomet të riorganizohen siç duhet, por nuk pengon krijimin e varianteve të reja me karakteristika të dobishme. “Ka të paktën 50 versione të Zip4.5B që do t’i testojmë në varietete të ndryshme të grurit që kemi prodhuar dhe do të shohim se cilat prej tyre do ti rezistojnë më mirë temperaturave të larta”, përfundojnë studiuesit. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments