Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREYermak: Ukraina ka nevojë për disa qindra tanke

Yermak: Ukraina ka nevojë për disa qindra tanke

Ukraina ka deklaruar se i nevojiten disa qindra tanke kryesore luftarake për të ripushtuar territoret e pushtuara nga Rusia. “Çdo tank që është në gjendje të luftojë duhet të jetë sot në vijën tonë të frontit”, shkroi sot në Telegram shefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andrii Yermak. “Pa një fitore të Ukrainës me një kthim në kufijtë e vitit 1991 dhe ndëshkimin e Rusisë, nuk do të ketë as zhvillim të qëndrueshëm dhe as një rend të qartë botëror”, tha ai. “Ky është fronti i qytetërimit kundër prapambetjes dhe barbarizmit”, tha Yermak. Ukraina është duke u mbrojtur nga pushtimi rus për gati 11 muaj. Kievi është pothuajse plotësisht i varur nga Perëndimi, si financiarisht ashtu edhe në aspektin e armatimeve. Së fundmi, Kievi mori tanke të modernizuara të dizajnuara nga sovjetikët nga Republika Çeke. Britania e Madhe, Polonia dhe Finlanda i ofruan Kievit perspektivën e tankeve perëndimore, duke përfshirë tanket “Leopard” të prodhimit gjerman. Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka vonuar me javë të tëra vendimin për dorëzimin e tankeve të betejës “Leopard”. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ